Në vitin 2022 Gjykata e Korcës lëshoi urdhër-arresti qytetaren Viola Sterjo, pasi u provua, se ajo kishte përvetsuar 250 mijë euro nga 3 persona nga Korca dhe Pogradeci. Por po e njejta gjykatë, më vonë e liroi Viola Sterjon.Dhe kjo e fundit, rinisi mashtrimet.Një qytetar tregon, se dy vjet më parë, do të ndahej nga e shoqja dhe duhet të hapte proces divorci. Viola i tha, se do ta ndihmonte, se ishte avokate.Për procesin e divorcit, denoncuesit i duhej edhe një akt mjeko-ligjor për gjendjen psikologjike të vajzes, ndaj denoncuesi, sipas këshillës së Violës, e coi vajzën në një klinikë private. Viola i mori zotërisë 70 mijë lekë të reja për vlerësimin mjeksor, 45 mijë për gjykatën dhe 60 mijë lekë borxh.Viola nuk u mjaftua me kaq. Ajo përdori edhe një skemë, duke premtuar, t’i mbyllte kredinë e keqe e ta fuste në punë në IKMT, me 50 mijë euro.Ne u interesuam në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, ku në emër të zotërisë, nuk ishte hapur asnjë proces divorci.Po kështu në klinikën private, nuk ishte bërë asnjë raport mjeksor për vajzën e denoncuesit.Të gjitha paratë i ka marrë Viola Sterjo, duke u rikthyer në atë, që do të bëjë më mirë, të mashtrojë njerëz në nevojë.
