Surprizon Biden, vendos në daljen publike kapelen e fushatës së Trump

Gjatë një vizite në Shanksville, Pensilvani, presidenti Joe Biden u pa duke vendosur një kapelë të kuqe të fushatës së Trump në këto zgjedhje presidenciale.

Ngjarja ndodhi vetëm një ditë pas një debati presidencial mes ish-presidentit Donald Trump dhe Kamala Harris.

Shumë prej të pranishmëve brenda raportohet se mbanin kapele MAGA dhe veshje të tjera Trump.

“Në stacionin e zjarrfikësve në Shanksville, presidenti Joe Biden foli për unitetin dypartiak të vendit pas 11 shtatorit dhe tha se duhej t’i ktheheshim kësaj”, postoi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Andrew Bates për X.

“Si gjest, atij iu dha një kapele nga një mbështetës i Trump, i cili më pas tha se presidenti duhet të veshë kapelën e Trump. Ai e veshi për një kohë të shkurtër”, shtoi Bates.

Kjo qe një lëvizje që Shtëpia e Bardhë tha se ishte thjesht për të treguar ‘unitet dypartiak’.

Të Fundit