Sulmi në Top Channel, reagon ministri Çuçi: Policia maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur ngjarjen – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Sulmi në Top Channel, reagon ministri Çuçi: Policia maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur ngjarjen

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në godinën e Top Channel, ku gjatë mesnatës kanë qëlluar me armë zjarri persona të paidentifikuar drejt godinës së televizionit e për pasojë mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola.

Ai e cilëson ngjarjen si një sulm kriminal dhe thekson se policia është e përkushtuar për të vënë përpara drejtësisë autorët e kësaj ngjarjeje.

“Dënoj sulmin kriminal ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel. Policia e Shtetit është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe solidaritet me TCH”, shkruan Çuçi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *