Presidenti i Austrisë nga Tirana: Mbështesim Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ndodhet këtë të hënë në një një vizitë zyrtare në Tiranë.

Pas pritjes me ceremoni shtetërore nga ana e presidentit Bajram Begaj, dy krerët e shtetit mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fjalën e tij, presidenti Van der Bellen shprehu mbështetjen e Austrisë për Tiranën zyrtare në procesin e integrimit drejt BE-së

Presidenti e vendosi theksin te vijimi i reformace që forcojnë shtetin e së drejtës. Ai gjithashtu uroi Prishtinën dhe Beogradin për marrëveshjen e arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Jam i lumtur që ftesës për të ardhur në Shqipëri i janë përgjigjur 20 biznese nga Austria që të prezantojnë ekspertizën e tyre në interes të përbashkët. Austria njihet si inkurajues i madh për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Begajn e përgëzova dhe për procesin screening me BE dhe shpresojmë që të hidhen sa më shpejt hapa të mëtejshëm. Sipas metodologjisë së re të zgjerimit, fokusi është te çështjet esenciale si shteti i së drejtës, drejtësia e pavarur dhe duam të inkurajojmë Shqipërinë për të zhvilluar reformat e duhura.

Jemi shumë të lumtur që Shqipëria do të ketë kryesinë e Procesit të Berlinit këtë vit. Ne i urojmë palëve negociuese për një zgjidhje sa më të shpejtë të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha Presidenti i Austrisë.

Të Fundit