Sulmi kibernetik nga Irani, reagon Yuri Kim: Kur aleati ynë sulmohet, SHBA ndërmerr veprime

Ambasadorja Yuri Kim ka folur për mediat pas takimit më kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe zv-kryetarin e Kuvendit, Agron Gjekmarkaj.

Kim tha se ky takim në kryesinë e Kuvendit është bërë traditë në fillim të çdo sesioni të ri parlamentar dhe u ndal tek angazhimi për forcimin e institucioneve demokratike.

Ajo foli gjithashtu për veprimin më të fundit të qeverisë, që ngriu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pas provave se ata qëndronin pas sulmit kibernetik. Ambasadorja tha se kur një aleat sulmohet SHBA-të do ndërmarrin veprime.

Yuri Kim: Si unë si pararendësit e kemi bërë traditë të takohemi me kryetarët e kuvendit në fillim të sesionit

Dhe gjithashtu është e rëndësishme për ne të angaazhohemi në mënyrë që theksojnë rëndësinë e ligjeve, mbajtjen e rregullave dhe forcimin e institucioneve demokratike.

Do vazhdojmë të takohemi me ato liderë që janë zgjedhur në mënyrë legjitime. Më lejoni të ndalem te veprimi i sotëm ndaj sulmit kibernetik. Kemi parë deklaratën e bërë nga Rama dhe Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë e qartë dhe kur miku ynë dhe aleati, Shqiëria është nën sulmn, SHBA-të do ndërmarrin veprime.

Të Fundit