Sulm kibernetik ndaj institucioneve shqiptare

Faqet e internetit të disa institucioneve në sektorin publik dhe privat në vendin tonë janë përballur të premten me një sulm kibernetik. Kjo është njoftuar nga Autoriteti Kombëtar për certifikimin elektronik dhe sigurinë kibernetike.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale institucioni shtetëror që merret me sigurinë kibernetike, thekson se koordinoi punën për rikuperimin e shërbimeve në një kohë shumë të shkurtër.

Ky institucion shprehet se u vu në dispozicion të të gjitha infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit për të implementuar në mënyrë të menjëhershme masa sigurie për to.

Të Fundit