Studiuesit: Urina e lopëve në mjedis 300 herë më e dëmshme se dioksidi i karbonit – Stop
Bota, Të Gjitha

Studiuesit: Urina e lopëve në mjedis 300 herë më e dëmshme se dioksidi i karbonit

Një projekt kërkimor në Gjermani ka zbuluar se lopët mund të mësohen njësoj si të vegjlit me urinimin, madje më lehtë.

Udhëheqësi i studimit Lindsay Matthews tregoi se 11 nga 16 lopë u trajnuan të urinonin në tualet, po aq shpejt sa do të mësohej dhe një fëmijë.

Në vetëm 15 ditë, studiuesit e trajnuan kafshën të kalonte nëpër një portë të caktuar dhe të hynte në ambientin e përshtatur për urinim.

</div>

Meqenëse projekti kishte afat të shkurtër, shkencëtarët i dhanë shumë ujë bagëtive në mënyrë që të urinonin më shumë. Përtej situatës komike, ky projekt mund të parandalojë ndotjen e tokës nga urina e lopëve.

Sasitë masive të mbetjeve të urinës po kërcënojnë mjedisin, veçanërisht në Evropë. Një lopë e vetme mund të prodhojë rreth 30 litra urinë në ditë.

“Kur mbani kafshë në ambiente të jashtme, urina e tyre mund të shndërrohet në nitrate në tokë dhe pastaj të arrijë deri te ndotja e ujërave,” – u shpreh Matthews.

“Nitratet shndërrohen në oksid nitroze, i cili është 300 herë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit,” shtoi ai.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *