Një studim i ri ka zbuluar se nëse përjetoni stres, truri çliron molekula kanabinoide për t’ju qetësuar. Këto molekula aktivizojnë të njëjtën receptorë të trurit mbi të cilët vepron edhe THC, substanca psikoaktive që gjendet te bima e kanabis sativës.
Ky zbulim është një provë se molekulat endogjene janë një reagim natyral ndaj stresit dhe mund të ndihmojë në gjetjen e metodave të reja për të kuruar çrregullimet ndaj tij.
Stresi rrit rrezikun e zhvillimit ose përkeqësimit të çrregullimeve psikiatrike si ankthi, depresioni dhe stresi post-traumatik. Zbërthimi i përshtatjes së trurit në nivel molekular, qelizor dhe ciklik mund të tregojë të dhëna se si stresi përkthehet në çrregullime humori dhe të udhëheqë drejt trajtimeve.
Studiuesit ekspozuan minjtë mbi të cilët eksperimentonin, ndaj stresit dhe vunë re se amigdala e tyre (lënda gri e trurit) tregonte modele me frekuencë të lartë nga ku çliroheshin molekulat.
Kur receptori përkatës hiqej, rezultati ishte aftësi e reduktuar për t’u përballur me stresin si dhe demotivim. Minjtë treguan edhe pakësim të interesit për të marrë pjesë në veprimtari që iu japin kënaqësi si konsumimi i ujit me përmbajtje të lartë sheqeri.
Studimi i ri mund të lidhet me anhedonia (reduktim i kënaqësisë), diçka që vihet re shpesh te personat me depresion dhe stres post-traumatik.