Studentja Gresimela Sula ishte e ftuar në media ku foli për paragjykimet që përjetojnë studentët që jetojnë në konvikt.
Sipas saj është krijuar një stereotip dhe sa vjen e shtohet paragjykimi, sidomos nga djemtë, kundrejt vajzave.
“Ka paragjykimet e veta edhe jetesa në konvikt normalisht, shumë më shumë se më parë. Janë paragjykime që përgjithësisht dalin. Janë krijuar disa stereotipa. Besoj se kjo është më e vogla që mund të ndodhi [të mendojnë që s’ke para mjaftueshëm]. Ka paragjykime nga më të ndryshmet, sidomos nga ana e gjinisë tjetër, nga djemtë. Unë mendoj që paragjykohen për shtresën sociale, ekonomike. Normalisht ky paragjykimi nuk është për të gjithë,” – u shpreh Sula.