Strehimi i afganëve, Yuri Kim: Kur ka më shumë rëndësi populli shqiptar tregon guxim!

Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të mirëpritur qytetarë afganë për strehim të përkohshëm, ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Përmes një shënimi në Twitter, Kim ka theksuar se populli shqiptar në momente shumë delikate tregon guxim dhe mirësi, ndërsa nuk ka nguruar që ta quajë Shqipërinë mikun dhe aleatin e SHBA-ve.

“BESA – kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim dhe mirësi. Ne jemi krenarë t’ju quajmë mikun dhe aleatin tonë”, shkruan Kim.

Të Fundit