Stop zgjidh problemin e 8-vjecarit debitor në OSHEE!

Jemi ndalur në kthesën e Kamzës, pasi qytetari Dëfrim Ndreu ka një problem me OSHEE-në. Në objektin e tij 3-katësh ka 4 sahatë, nga të cilët 3 janë funksionalë dhe i katërti nuk është vënë në punë. Që prej vitit 2009, ky sahat rezulton në emër të nipit të tij, i cili ka qenë 8 vjec në kohën e lidhjes së kontratës e mbi të gjitha, rezulton debitor.Kur shkuan të kërkonin shpjegim, u thirrën ekspertët dhe sahati u cua në laborator, ku u vërtetua, se matësi nuk ishte përdorur. Dëfrimi ka bërë ankesa, por nuk i është dhënë zgjidhje, ndërkohë debia ka shkuar në shumën mbi 2 milionë lekë të vjetra.Ardi Kola, i marrëdhënieve publike në OSHEE, sqaron se atë kohë janë bërë shumë gabime me regjistrimet e kontratave me të dhëna të pasakta. Megjithatë me një skemë lehtësimi dhe me verifikimet, që do të bëhen, zotërisë do t’i duhet të paguajë vetëm 40 mijë lekë të reja.

Të Fundit