Sic është bërë tashmë traditë, emisioni “Stop” me “Fundjavë ndryshe” ka bërë me shtëpi të re dy familje në nevojë. Së pari jemi ndalur në Bulqizë, në familjen Shira, 5 anëtarët e së cilës, shtyjnë ditët në kushte mbijetese.Kryefamiljari Nexhmi Shira, vuan nga parkinsoni dhe nuk mundet t’i dalë zot familjes.”Stop”, “Fundjava” dhe presidenti i Balfin Grup, Samir Mane, i kanë dhuruar një jetë të re familjes Shira, duke i bërë shtëpinë e ëndrrave. Rasi i dytë vjen nga Belshi, ku “Stop”, “Fundjava” dhe shkolla jopublike “Green School” në Elbasan,kanë bërë me shtëpi të re familjen e Xhoana Bajramit, së cilës i ka vdekur edhe bashkëshorti.
- +355 67 220 8888
- [email protected]