Stop – Tirane/Pa page lufte, pasi rezulton i dypunesuar, Stop zgjidh problemin! (22 prill 2020)

Pak ditë më parë emisioni Stop trajtoi rastin e një pronari të një biznesi të vogël kafeje, të cilit i ishte refuzuar padrejtësisht paga e luftës.Ndërsa sot qytetari Ardit Xhakja tregon, se para pandemisë punonte si kamarier në Vibas Lunch Bar. Pas mbylljes së detyruar të aktivitetit, pronari i lokalit aplikon për pagën e luftës, por emri i Arditit rezultonte i regjistruar në një subjekt tjetër “Bar caffe Panorama”, ku ai kishte punuar vetëm 20 ditë para 7 muajsh.Ne iu drejtuam pronarit të Bar Caffe Panorama Gjergj Topalli, i cili thotë, se bëhet fjalë për një gabim të ekonomistes, që e ka harruar pa e hequr emrin e Arditit. Por Topalli premton, se do ta zgjidhë rastin, në mënyrë, që Arditi të mos penalizohet.

Të Fundit