Stop – Tirane/ Gjobitet dhe i merret leja e qarkullimit, Stop zgjidh problemin! (27 qershor 2019)

Flogert Luzi i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi e ka ndaluar policia duke lëvizur me makinë dhe pasi e ka gjobitur, i ka marrë edhe lejen e qarkullimit. Flogerti tregon, se ka licensë taksisti, por makina i harxhonte shumë, ndaj e ndërroi dhe bëri dokumentat, për t’i cuar në bashki. Sot ai kërkon vetëm lejen e qarkullimit, që ta shesë makinën, për të marrë një tjetër. Në drejtorinë rajonale të transportit rrugor Tiranë, Marjan Guri përgjegjës sektori në regjistrimin e mjeteve, shpjegon, se rasti u mor në shqyrtim. Sipas Gurit, leja e qarkullimit i kthehet qytetarit Flogert Luzi, por ai duhet të ndryshojë ngjyrën e makinës, që të mos bëhet sërish objekt penaliteti nga policia e shtetit. Flogeeti duhet të azhornojë sa më shpejt lejen, ose të ndryshojë ngjyrën e të pajiset me licensën përkatëse.

Të Fundit