Stop – Solidaritet per te pamundurit/Stop e Firdeus ndihmojne familjet ne nevoje! (22 maj 2020)

Jemi ndalur në qytetin e Durrësit, në shtëpinë e një nëne të divorcuar me tre fëmijë, njëri prej të cilëve, i sëmurë me meningjit.Për djalin merr kemp, por i është hequr kujdestaria, për të cilën duhet të zhvillojë një gjyq, që shkon 700 mijë lekë të vjetra. Gruaja tregon, se i është drejtuar bashkisë për ndihma, por askush nuk e ka ndihmuar.Emisioni Stop dhe fondacioni Firdeus ka cuar në shtëpinë e saj ushqime dhe sendet e nevojshme të përditshmërisë.Stop dhe Firdeus kanë ndihmuar edhe 5 familje të tjera në nevojë në Durrës, që jetojnë në kushte të vështira.Po kështu edhe 10 familje janë bërë përfituese të ndihmave nga Stop e Firdeus.

Të Fundit