Pak ditë më parë, në emisionin e datës 25 prill, një qytetar denoncoi falsifikimin e një vendimi të AKKP-së, për t’i marrë pronë shtetërore Spitalit të Traumës.Vendimi u kthente pronën trashëgimtarëve Pazari dhe një pjesë e kësaj prone ishte te Spitali Ushtarak.Sipas vendimit, kur spitali të privatizohej, trashëgimtarëve Pazari do t’u lindte e drejta e parablerjes. Më pas prona u tjetërsua dhe trashëgimtarët Pazari shkëmbyen 174 mijë merta katrorë te Spitali Ushtarak me 600 metra katrorë në Yzberisht me ndërtuesin Dritan Llanaj.Pas këtij skandali në pranga kanë ënë 3 persona, ndërtuesi Llanaj, dhe dy të tjerë. Prokurori i cështjes, Ervin Karanxha, deklaron, se në bazë të informacioneve të policisë dhe Emisionit “Stop”, u bë e mundur, që kjo ngjarje të zbardhej.
- +355 67 220 8888
- [email protected]