.Qytetari Altin Dajlani tregon në “Stop”, se i kanë vjedhur celularin në linjën e autobusëve Kristal-Babrru. Ai ka bërë kallzim në komisariatin numër 3, pasi incidenti ndodhi në stacionin Zogu I, por pas 6 muajsh nuk ka një përgjigje. Altini disponon edhe videon e kamerave të autobusit, megjithatë, kjo nuk e ka zgjidhur problemin e tij.
