Stop-Shkodër/ Fiton gjyqin për pronën e tij, por gjykata i “zhduk” dokumentet! (10 Korrik 2020)

Gjon Shkambi nga Shkodra ka një pronë ndërtesë plus truall në këtë qytet, që ia kanë uzurpuar. I drejtohet gjykatës, fiton në shkallën e parë, ndërsa Apeli ia kthen për rigjykim, pasi në dosje i mungonin dy proces-verbale dhe akti i ekspertimit. Pala tjeter me dokumente të falsifikuara vazhdon të qëndrojë në ndërtesën e Gjonit. Prokuroria prej 5 vitesh nuk del në një përfundim. Prokurori i cështjes, E.L thotë, se është kryer një akt ekspertimi dhe është caktuar një ekspert, por ky i fundit u bë drejtor dhe cështja ka ngecur prapë.

Të Fundit