Stop – Shet makinen ne vitin 2014, por i vijne taksat prej 5 vjetesh! (03 shtator 2019)

Artur Sulce,tregon, se ia ka shitur mjetin e saj tip “ford”në vitin 2014 shtetasit Agim Mansaku. Shitja është bërë para noterit dhe Revina e disponon kontratën e shitblerjes. Por blerësi nuk ka bërë ndryshimin e pronësisë dhe taksat prej 5 vjetësh dalin në emër të Revinës. Nga drejtoria e transportit rrugor në Kashar dhe nga policia nuk ka marrë asnjë zgjidhje. Eksperti Artur Sulce, thotë, se nuk ka kuptim, që pronarit të mjetit t’i ngarkohen taksat, në një kohë kur ka një kontratë shitblerjeje, të bërë para noterit.Pas interesimit të “Stop”në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të transportit rrugor, na thanë, se do ta clirojnë nga cdo lloj detyrimi shtetasen Revina Selmanllari.

Të Fundit