Emisioni investigativ Stop, ka trajtuar një sërë problematikash, ku të moshuar të ndryshëm, pasi i ka kaluar afati 10 vjecar për karta, e kanë pasur të vështirë të riaplikojnë, për arsye fizike dhe shëndetsore në zyrat e Aleatit. Për këtë arsye shumica e të moshuarve, nuk kanë marrë dot as pensionin. Pas sensibilizimit tonë, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, pranë Ministrisë së Brendshme, ka hartuar një projektligj të ri për të gjithë të moshuarit mbi 75 vjec.Drejtori Bledar Doraci shprehet, se kjo kategori do të aplikojë për kartën e re, që do ta ketë deri në fund të jetës.Vec kësaj, duke parë fluksin e madh të personave, që aplikojnë tek njësitë e tyre, është mundësuar, që cdo person të aplikojë për kartë identiteti apo pasaportë në cdo zyrë të “Aleat”, pa qenë banor i njësisë përkatëse.
- +355 67 220 8888
- [email protected]