Bashkia e Roskovecit ka nxjerrë një plan për krijimin e një shesh-pushimi dhe disa tuneleve për kalimin e këmbësorëve.Projekti në fjalë përfshin edhe një godinë tre katëshe të zotit Mariglen Hazizi, i cili i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi pretendon, se po i bëhet padrejtësi.Hazizi tregon, se zotëron një biznes dhe një shtëpi, të dyja me certifikatë pronësie.Prej 2- vjetësh në bizneset e tij janë punësuar 6 familje. Por në shtator i ka ardhur një shkresë, që e lajmëron fillimisht, që shtëpia i ishte futur në plan për shpronësim e më pas të njejtin fat pati edhe biznesi. Maringleni është drejtuar në bashki dhe në Ministri, por nuk ka mundur të zgjidhë asgjë.Ngjitur me të është një objekt tjetër, pa dokumeta, por mesa duket fadromat do të prishin pronën e tij. Godinën e tij e kanë vlerësuar me 32 milionë lekë. Nga ana tjetër, në plan projektin e bashkisë, që ai ka në dorë, godina ekziston. Gazetarja e emisionit u takua me nënkryetarin e Bashkisë dhe ai tha, se ky plan do zbatohet dhe nuk ka tagër të interpretojë projektin.I njejti qëndrim erdhi edhe nga kryetarja e bashkisë Majlinda Bufi.
- +355 67 220 8888
- [email protected]