Stop – Qytetari shnderron banesen ne qender pritje, ministria heq mjeket! (3 dhjetor 2019)

Stop është ndalur pranë qendrës Egi Center në Unazë të re, e cila po strehon të dëmtuar nga tërmeti, numri i të cilëve po rritet dita-ditës.Flamur Dajci, pronari i ndërtesës, i cili ka marrë nismën e strehimit për familjet e prekura nga kjo fatkeqësi.Ai thotë, se e ka marrë këtë nismë me të gjitha shpenzimet, ujë, drita etj.Por aty ka shumë të sëmurë dhe i duhet të paktën një mjek për cdo urgjencë. Një ditë më parë kishte vajtur një staf mjekësor prej 4 specialistësh, së bashku me një punonjëse të Ministrisë dhe i kishin thënë, se qendra ka nevojë për vëzhgim 24 orë, megjithëse i ka kushtet shumë të mira. Ditën tjetër ky staf ishte larguar.”Stop” interesohet në Ministrinë e Shëndetësisë, ku i thonë, se duhet që më parë qendra të certifikohet nga bashkia. Por edhe pse kjo i ndodhi, pas këmbënguljes së gazetares, sot stafi mjekësor është rikthyer në shërbim të qindra banorëve të sistemuar privatisht në Egi Centër.

Të Fundit