Stop – Prej 16 vjetësh punon në linjën Manëz-Durrës, bashkia e skualifikon! (16 janar 2019)


Klodian Vata denoncon në Stop, se është skualifikuar padrejtësisht nga gara për linjën Manëz-Durrës-Manëz, në të cilën operon prej 16 vjetësh.Klodiani thotë, se ky problem i ka lindur me bashkinë e Durrësit, pasi më parë licensën e merrte në ish-komunën Manëz.Për të vijuar punën i vunë kusht të bashkëpunonte edhe me 3 operatorë të tjerë, por Klodiani e refuzoi këtë ofertë.Dy tenderat e parë dështuan, ndërsa në të tretin fitoi “Naimi trans”, duke marrë 73 pikë,megjithëse sipas Klodianit, kjo kompani kishte marrë mjete me qira, sa për të fituar garën.Klodian Vata u skualifikua, edhe pse thotë, se ka shpenzuar 150 mijë euro për të blerë mjetet.Vec kësaj, ai është rrahur e goditur fizikisht.Pas kësaj situate, bashkia kontrolloi vetë bashkinë me grup pune, ndërsa tani cështja ka kaluar në Gjykatë.

Të Fundit