Stop-Politika “alla Stop” gjatë një sezoni televiziv!

Stop-Bild/ Rama si mësues fshati! (18.06.2019)

Gjatë ditës së djeshme gazeta gjermane “Bild” publikoi 16 përgjime të reja për procesin zgjedhor në Dibër. Në përgjime kanë dalë një sërë eksponentësh socialistë, mes të cilëve, kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i energjetikës Damian Gjiknuri.Një muaj më parë Rama tha, se fjalia e sajuar, që i kishin vënë në gojë e fyente, pasi i shkonte për shtat një mësuesi fshati me shkollë nate e jashtë profilit.Në përgjimet e reja Rama flet me një funksionar të Ministrisë së brendshme për objektivat e zgjedhjeve në Dibër. Ndërsa Gjiknuri vë në dispozicion një makinë me cuna “problematikë”, në rast se kërkohet ndërhyrje.

Procedim Lulzim Bashës/Rama reklamon portalin e tij 24 tetor 2018

“Stop” ka mësuar, se në datën 19 tetor është regjistruar procedimi penal, me të dyshuar Lulzim Bashën, me numër 5607 për “tregtim të sekretit shtetëror”, parashikuar nga neni 294 i kushtetutës.Për këtë arsye, kërkohet të merren shpjegime nga zoti Basha.Kryeministri Rama mbajti si cdo të mërkurë takimin më koordinatorët e bashkëqeverisjes. Në një sallë të mbushur plot me punonjës dhe vetëm pak qytetarë, që kishin zgjidhur problemin, Rama zbatoi ritualin e shoë-t të së mërkurës, duke sulmuar mediat e reklamuar platformën e bashkëqeverisjes.

Rama si Maduro i Venezuelës dhe nisma e “Stop”: Dita pa Edi Ramën! 23 maj 2018

Në mbledhjen e komisionit parlamentar të ligjeve, deputetja e PD-së Albana Vokshi tha, se kryeministri Rama është bërë si presidenti i Venezuelës Maduro, duke dalë me orë të tëra në tv.”Stop” kërkoi mbi anë të mundshme të përbashkëta të Ramës e Maduros dhe rezultoi, se fushatat e tyre ngjanin si dy pika uji, që nga autobusët, takimet me njerëz, kritikat ndaj Tramp apo vallëzimet në televizion. Në fund “Stop” shpalli nismën “Dita pa Edi Ramën”.

Stop-Rama: “Askush nuk do t’i prishë zgjedhjet”. (02.05.2019)

Kryeminstri Rama mblodhi grupin parlamentar dhe tha, se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve. Sipas Ramës, askush nuk do t’i prishë zgjedhjet, pasi nuk do të rrezikojnë për gramafonin e Lulit apo filxhanin e Monikës.

Stop-Si duket qeveria e re e drejtuar nga Rama! (21.01.2019)

”Stop” sjell një video të shkurtër me humor, kur tregohet, sesi duket tani qeveria e re e drejtuar nga Edi Rama.vetë kryeministri na ka uruar sot nisjen e javës me video nga transformimi i shëndetësisë, duke shkruar në facebook, se kush nuk pranon ndryshimin, nuk ka sy në ballë.

Stop – Tahiri si Rama: Nuk ka bir nëne e k…rve?!… (19 prill 2018)

Parlamenti u mblodh sërish në seancën e rradhës, pas të cilës, ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri, përdori shprehje të kryeministrit Edi Rama, për të thënë, se nuk pengohej dot nga askush të bënte drejtësi. Prokurorja e Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani, deklaroi gjatë procesit të vetingut, se lapsuset që vihen re në deklarimet e saj, vijnë se ato i ka bërë vjehrra, kur vetë prokurorja ndodhej jashtë shtetit.

Stop – Autobot gjithëpërfshirës në Shkodër, Rama si inspektor i punës. 12 mars 2018

Stop- Thirrja e Bashes per protesten e 16 shukrtit.(30.01.2019)

Kreu demokrat Basha ka nisur turin e takimeve nëpër rrethe dhe ka kërkuar që në 16 shkurt, në protestën e thirrur nga opozita, populli të rrethojë tradhtinë, hajdutërinë e pashpirtësinë e të tregojë, se Edi Rama ka rënë.

Stop – Skulpturat e Ramës dhe inspektimet on line! (20 nentor 2018)

Kryeministri Edi Rama ishte në Gjermani në fundjavë për një ekspozitë personale të artit të tij. Por mediat shkruan, se gjatë transportit të punimeve, ndodhi një incident me disa nga skulpturat e Ramës.Më i qetë se të gjithë ishte Rama vetë, që mësohet të jetë shprehur, se punët do të riparoheshin të nesërmen.Kryeinspektori i Inspektoriateve, Shkëlqim Hajdari,ka shpërndarë sot 600 ipad, për t’i dhënë kështu fund inspektimit me blloqe dhe për të praktikuar inspektimet on line, sic e përmban detyrimi ligjor.

Trump “kopjon” Ramën dhe përplaset me gazetarin e CNN 8 nëntor 2018


Sot mbushen plot 77 vjet nga themelimi i PKSH-së dhe në nisje të emisionit sjellim me humor këtë atmosferë.Ditën e djeshme presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u përplas gjatë një konference shtypi me gazetarin e CNN, të cilin e ofendoi, i hoqi fjalën dhe më pas edhe akreditimin nga Shtëpia e Bardhë.Kjo skenë dukej si e kopjuar nga komunikimet e kohëve të fundit të kryeministrit shqiptar Edi Rama me median.

Kollaret e Ramës dhe punonjësit e shëndetësisë pa paga 10 shtator 2018


Portalet dhe rrjetet sociale kanë shkruar, se tashmë kravatat e dizenjuara nga Edi Rama po shiten edhe në një dyqan dhe kushtojnë jo pak.Në qendrën shëndetësore numër 57 punonjës kanë mbetur pa paga, pasi drejtori është shkarkuar në fund të gushtit dhe nuk ka se kush të firmosë borderotë.Disa të burgosur në burgun e Fierit kanë shkruar në redaksinë e emisionit “Stop”, se drejtori Arjan Hasani dhunon fizikisht ata, që vuajnë dënimin, duke mos i lejuar as të ngrenë zërin, apo të ankohen në institucione.

33 vjet nga vdekja e diktatorit dhe rimishërimi i Enver Hoxhës. 11 prill 2018


Plot 33 vjet më parë ndërroi jetë ish-diktatori shqiptar Enver Hoxha. Por duket se fryma dhe pasuesit e tij na drejtojnë ende. “Stop” sjell një nga thëniet e fundit të kryeministrit Edi Rama, që imiton ekzaktësisht një batutë të diktatorit.

Stop – Qeveria e ballakumes dhe pengu i Kryemadhit për çizmene pafat! (13 mars 2018)


Qeveria Rama 2 u zhvendos në Elbasan për mbledhjen e radhës. “Stop” e quajti qeveria e ballakumes, në shenjë simbolike të ëmbëlsirës tradicionale të këtij qyteti, me rastin e 14 marsit, ditës së verës.Monika Kryemadhi gjatë një konference për shtyp, tha, se stërnipat e stërmbesat do ta shajnë, se përse cizmja e saj nuk qëlloi në shenjë kokën e kryeministrit Edi Rama.

Stop – Kufiri detar: Meta refuzon Bushatin; Gafa e një drejtori ujësjellësi! (20 shkurt 2018)


Si sot 27 vjet më parë u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha.Sot presidenti Ilir Meta deklaroi refuzimin, që i bëri kërkesës së ministrit të jashtëm Ditmir Bushati për autorizim, lidhur me negociatat për kufirin detar me Greqinë.Drejtori i ujësjellësit Sarandë,Sheme Lalo, deklaroi në një studio televizive lokale, se i ka lënë qytetarët edhe 3 ditë pa ujë dhe askush nuk ia ka kërkuar…?!

Stop – Spiropali i reciton Princ Vidit, Ralf Gjoni kerkon “kingdom of Albania”! (13 qershor 2019)

Për situatën politike në vend, “Stop” sjell në vëmendje një spot elektoral të PS-së në vitin 2017 me tërheqje litari. Ajo, që po ndodh sot në emër të “Shqipërisë që duam”, është tërheqje nga palët në llogore, derisa litari të këputet.Në seancën e sotme parlamentare, që debatoi rezolutën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Elisa Spiropali recitoi një poezi për Princ Vidin dhe Haxhi Qamilin. Nga ana tjetër, deputeti i LSI-së Ralf Gjoni propozoi që Shqipëria të votohet si monarki parlamentare, pasi do të ishte dhe sexy “kingdom of Albania”.

Stop – Opozita kthehet ne parlament dhe godet kryeministrin me veze! (20 dhjetor 2018)

Stop – Telefonata me kryeministrin dhe pergjigja: u enjtsh ne by…?! (5 qershor 2018)

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka kërkuar në gjykatë pagesat për kohën, kur ishte deputete e PD-së dhe bashkë me kolegët e saj, kishte bojkotuar punimet, për shkak të goditjes së Gent Strazimirit.Por “Stop” sjell disa raste nga viti 2009 dhe 2010, kur opozita socialiste bojkotonte kuvendin dhe Topalli shprehej, se nuk i takonin dietat e pagesat.Renaldo ka telefonuar kryeministrin Rama, për t’i komunikuar një shqetësim të popullit, në kuadër të turit të llogaridhënies, por shefi i qeverisë i është përgjigjur vrazhdë, duke kërkuar ta harrojë numrin e tij të telefonit.

Stop – Ekskluzive/ Stop zbulon si u mor vendimi i djegies se mandateve! (26 qershor 2019)

Në Kukës pati dje protesta nga ana e opozitës, për të kundërshtuar aktivitetin elektoral të kryeministrit Rama dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në 30 qershor.Por edhe në Kukës u pa, se aktet e dhunës nuk ishin më një alternativë, pasi protestuesit u shtynë me policinë, pa incidente të forta.Delegacioni i OSBE-ODIHRIT ishte sot në zyrën e kreut demokrat Basha.Rama hodhi në gjyq gazetarin gjerman të gazetës “Bild”, që publikoi përgjimet për korrupsionin elektoral.Komisioni i ligjeve miratoi ngritjen e një komisioni hetimor për presidentin Ilir Meta, i cili nxorri një dekret për cdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.Në studion e “Stop” flet nënkryetari i kuvendit dhe deputet i PD-së, Myslim Murrizi, i cili komenton situatën politike dhe tregon për herë të parë publikisht, sesi u mor vendimi për djegien e mandateve nga ana e PD-së.

Stop – Darka e Rames me deputetet, Rama “frymezohet” nga Ollga! (29 maj 2019)

Komisioni Europian rekomandoi sot edhe një herë hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë.Deputetët e PS-së ishin mbrëmë në një darkë në vilën 31, apo vilën e Enverit, sic njihet që nga koha e diktaturës. Kryeministri Rama i kishte ftuar të zgjedhurit, për të diskutuar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.I pari i qeverisë i ka dërguar rivalit të tij politik Lulzim Basha deri tani 6 letra, në përpjekje për ta bindur, për të zgjedhur një zgjidhje për zgjedhjet, në të cilët opozita nuk është regjistruar për të marrë pjesë.

Stop-Pandeli Majko distancohet nga akuzat e shefit per VOA-n. (12.02.2019)

Ministri për diasporën Pandeli Majko, në një intervistë ditën e djeshme në Zërin e Amerikës, u distancua, nga sulmet e kryeministrit Rama ndaj kësaj media. Në mënyrë të përsëritur Rama e ka quajtur median kazan e po kështu edhe Zërin e Amërikës, kur publikoi përgjime të blerjes së votës në Shqipëri.

Stop – Parlamenti: Nje fantazi per qen, deputete-Nafije e kokeveze! (07 shkurt 2019)

Seanca e sotme parlamentare kishte sërish debate mes deputetëve të shumicës dhe opozitës. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke iu referuar një statusi të kryeministrit për pedagogët grevistë,foli gjatë mbi konceptin e qenit. Nga ana tjetër Elisa Spiropali u përplas me deputetin Endri Hasa, të cilin e quajti kokëvezë. Por Hasa tha, se Spiropali është si Nafija, që ngjit shkallët e karrierës me vjedhje e lëpirje.

Stop – Ekspozita e Rames me emrat e ministrave / Vjedhja e armve ne Pashaliman! (28 janar 2019)

Gjatë fundjavës kryeministri Rama hapi një ekspozitë me punimet e tij në Berlin. Vec të tjerash, punët kishin dhe emrat e ministrave, apo porositë për të telefonuar sekretarin e përgjithshëm Engjëll Agaci. Renaldo ka pyetur qytetarët, a është normale, që në një vend anëtar të Natos, të vidhen armë. Pak ditë më parë, u raportua për të tillë vjedhje në bazën e Pashalimanit.

Stop – Rama merr detyren nga Bushati e ia dorezon Cakajt/Topalli sulmon Bashen! (23 janar 2019)

Kryeministri Rama mori sot detyrën e ministrit të jashtëm nga Ditmir Bushati dhe ia delegoi atë zëvendësministrit në detyrë Gent Cakaj. Ky i fundit, shprehu mirënjohjen ndaj kryeministri për besimin, megjithë moshën e tij të re, për të cilën u refuzua nga presidenti dhe kritikua në media. Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, u shpreh, se kryesia e re e PD-së, është pa fytyrë, pa profil dhe pa identitet. Sipas Topallit, Lulzim Basha e ka kthyer partinë në biznesin e tij familjar.

Stop-Rama: “Mos luani me taksat se ju gjen belaja”! (17.01.2019)

Kryeministri Rama u shpreh në tëiter, se kush luan me taksat e gjen belaja. Mbrëmjen e djeshme parlamenti votoi ministrat e rinj të kabinetit Rama

Stop – Qeveria Rama ne 5 vjet pagoi 102 milione dollare per te hequrit nga puna! (16 janar 2019)

Kryeministri Rama zhvilloi si cdo të mërkurë takimin e përjavshëm të portalit të bashkëqeverisjes me qytetarët.Ditën e djeshme, pas denoncimit për mbushjen me burgjeve me militantë socialistë, “Zëri i Amerikës” shkroi për kostot në buxhetin e shtetit, e të hequrve padrejtësisht nga puna.Vetëm për vitin 2018, u shpenzuan 13.8 milionë dollarë me vendime gjyqësore, për të larguarit nga puna. Ndërsa në 5 vitet e fundit shuma e harxhuar është 102 milionë dollarë.

Stop – Vetedorezohet Balili/Zeri i Amerikes “hyn” ne kazan! (15 janar 2019)

Mëngjesin e sotëm u mësua lajmi, se i shumëkërkuari Klement Balili u vetëdorëzua në policinë e Tiranës. Por kryeministri Rama e quajti sërish kazan median, që foli për vetëdorëzim, duke thënë, se edhe vetëdorëzimi ishte rezultat i një operacioni të mirëorganizuar. Mbrëmjen e djeshme, Zëri i Amerikës, publikoi pjesë nga një dosje hetimore me përgjimet e ish-drejtorit të burgjeve, Arben Cuko. Ky i fundit bisedonte me deputetë e drejtues të PS-së, si dhe shefen e kabinetit të kryeministrit Rama, për të punësuar njerëz partiakë në burgje.Por Rama edhe këtë herë e quajti kronikën e VOA-s, si jehonë nga kazani.

Stop – Rama ne gjurmet e Cipras, behet vete minister i jashtem! (14 janar 2019)


Kryeministri Rama vendosi sot ta marrë vetë de jure postin e ministrit të jashtëm, pas problematikës, se krijuar me refuzimin nga ana e presidentit Meta të propozimit të Gent Cakajt.Renaldo ka realizuar intervista me qytetarët, lidhur me konfliktin Rama-Meta. Disa qytetarë shprehen në favor të lëvizjeve të presidentit të republikës e të tjerë në favor të kryeminstrit

Stop – Dyluftim Rama-Meta dhe nje komision hetimor ne horizont! (11 janar 2019)

Mes presidentit të republikës dhe kryeministrit të vendit u ashpërsuan sot tonet, pas refuzimit të kandidaturës për ministër të jashtëm Gent Cakaj. Pas disa replikave në rrjetet sociale, kreu i shtetit iu drejtua parlamentit me një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor për aktivitetin e DSIK,institucion që e pajisi Cakajn me certifikatë sigurie brenda ditës, kur ky i fundit kishte punuar pa një të tillë për 7 muaj.Renaldo ka realizuar intervista me qytetarët, lidhur me ndryshimet në qeveri dhe nuk mungojnë përgjigjet me humor e ironi, për emrat e rinj.”Zëri i Amerikës” i është përgjigjur autoriteteve shqiptare, duke shkruar se i mbetet qëndrimit, se zyrtarët shqiptarë favorizuan kompaninë DH Albania, në tednerin e Unazës së Re.

Stop-Qeveria i nënshtrohet operacionit “fshesa”!(28.12.2018)

Sic ishte paralajmëruar prej ditësh kryeministri Rama njoftoi sot ndryshime drastike në kabinetin qeveritar, duke lëvizur ministrat që kishin 5 vjet në ekzekutiv. Por mesa duket i vetmi, që i rezistoi këtij standardi, ishte Rama vetë.Kryeministri tha, se PS nuk mund të kthehet në opozitë,për shkak të miqve, shokëve, motrave, grave, xhaxhallarëve e ky mentalitet duhet të marrë fund.

Stop-Opozita kthehet “vrullshem” ne parlament, Rama goditet me veze! (20.12.2018)

Opozita u kthye sot në sallën e parlamentit, por punimet e Kuvendit u mbyllën për pak minuta, pasi një nga deputetët demokratë, Endri Hasa qëlloi me vezë kryeministrin Rama.Dy ditë më parë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kishte deklaruar, se strategjia e opozitës ishte si ajo e partizanëve me gjermanët, që sulmonin e më pas tërhiqeshin për t’u clodhur

Stop – Proteste dhe parlament, 8 deputete opozitare “shpetojne” mandatin! (13 dhjetor 2018)


Pasditen e djeshme u publikua lajmi, se shqiptarët janë renditur të katërtët në botë, për lënien e vendit. Por ditën e djeshme kryeministri Rama nuk i mblodhi “fakirët”, që u zgjidh hallet, në takimin e së mërkurës të “bashkëqeverisjes me qytetarët”.Qeveria duket se nuk ka para për përgjysmimin e tarifave të studentëve, pasi vec të tjerave i duhet të paguajë edhe shkollimin e Endri Fugës në Londër. Protesta e studentëve vijoi edhe sot, por këtë herë u zhvendos para parlamentit. Një nga rezultatet e prekshme, që ajo prodhoi, ishte “shpëtimi” i mandatit të 8 deputetëve të opozitës, të cilët zunë vend sot në sallën e parlamentit. Ndërsa kryeministri Rama u shpreh nga foltorja e Kuvendit, se protesta e deputetëve i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një shpresë shoqërisë.

Stop – Protesta e studenteve, Freshistet infiltrohen ne studiot televizive! (12 dhjetor 2018)


Protesta e studentëve ka vijuar sot e heshtur e me letra të bardha, në pritje të përgjigjes së kryeministrit për kërkesat e tyre. Mbrëmë në studiot televizive u infiltruan freshistë e militantë partie, për të bërë politikën e qeverisë lidhur me protestën. Rama ishte në Top Channel, ku u përball me shumë të rinj, të cilët rezultuan aktivistë të Forumit Rinor Eurosocialist. Ndërsa në studion e News 24, Rudina Xhunga u detyrua të nxjerrë nga transmetimi një të re, që rezultoi juriste në Ministrinë e Arsimit.Policia nisi procedimin për 25 persona që bënë protestë pa leje e mes tyre ishte dhe profesori i njohur Edmond Tupja.

Stop – Rama korr serish sukses virtual dhe “bema” te tjera te dites…?!! (05 dhjetor 2018)


Ministria e Kulturës u përpoq sot të jepte shpjegime për lajmin, se Serbia regjistroi si të sajën në Unesko, lahutën. Në përgjigjen zyrtare thuhe, se nuk ka patur votim dhe se Shqipëria po negocion me Malin e Zi, që kjo vegël muzikore t’u njihet edhe vendeve të tjera të rajonit.Kryeministri Rama korri një tjetër sukses virtual. Në një renditje për përdorimin e tëiterit dhe instagramit nga liderë botërore, Ram u rendit në vendin e 184 nga 428 profile në klasifikim.Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci u ka përgjysmuar pagën deputetëve të opozitës, për shkak të bojkotit të parlamentit. Por mësohet, se Ruci u ka njohur deputetëve kundërshtarë, shpenzimet për karburant dhe telefon.

Stop – Shembulli Gruevksi, si mund te arratisen pushtetaret tane? (23 nentor 2018)

Pak ditë më parë, në mediat e shumë vendeve, mori dhenë lajmi, se ish kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ishte arratisur nga vendi, për t’i shpëtuar dënimit me burg në vendin e tij. Renaldo ka realizuar intervista me qytetarët shqiptarë, duke i pyetur, a ka gjasa që të arratisen edhe politikanët e pushtetarët tanë, në momentin, kur do të duhet të përballen me drejtësinë.

Stop – Rama: Njerezit e krimit kokat hengshin! Une marr fryme thelle! (14 nentor 2018)


Një tjetër vrasje mafioze tronditi sot qytetin e Shkodrës. Mbrëmë në një studio televizive, i pyetur për këtë situatë, kryeministri Rama tha se njerëzit e krimit le të hanë kokat e ai merr frymë thellë, duke u lutur ta bëjnë.Në përballje me gazetarët, botuesi i “Koha Jonë”, Nikollë Lesi,i tha kryeministrit , se do të ketë të njejtin fat si Nano e do të arratiset si fshatar. Sipas Lesit, Rama do të ketë fundin e Gruevskit.

Stop – Rames i prishet festa dhe alarmi i kompanise per konservat e tonit! (23 tetor 2018)

Në një takim me nxënësit e ekselencës, kryeministri Rama u përball me revoltën e disave, të cilët i nxorri jashtë, duke kërkuar ndihmën e shoqëruesve.Në një artikull të mediave italiane bëhet me dije, se kompania ka vendosur tërheqjen e një serie të konservave të peshkut tono mareblu, për shkak të një problemi me paketimin, që mund të kompromentojë cilësinë e produktit. Por në Shqipëri, një alarm i tillë, nuk është njoftuar e sigurisht ky produkt nuk është tërhequr.

Stop – Shperthimi i Rames, i pyetur per droge e krim: Shpifjeeeee…?! (17 tetor 2018)

Deputetja e PD-së Oriola Pampuri, iu referua emisionit të djeshëm “Stop” për kontratën abuzive të chek-upit dhe gjobat e mjekëve, duke deklaruar, se kur të vijë në pushtet, PD do ta prishë këtë kontratë.Kryeministri Rama u pyet mbrëmë në një debat televiziv, për investigimin e “Stop” për shitjen e hashashit në shkolla, por u përgjigj, duke thënë, sesa shumë e kishte vlerësuar ministri austriak, nismën e qeverisë shqiptare për oficerët e policisë në shkolla.Më pas Rama iu përgjigj me një batare të fjalës “shpifje” , kur u vu përballë pyetjeve për drogën e krimin.

Stop – Rama i vendosur te shembe teatrin, Basha ekskursion ne Vlore! (21 shtator 2018)

Një grup gazetarësh dhe njerëz të ekranit janë nisur sot drejt Stambollit në një prej fluturimeve-test të Air Albania, organizuar nga qeveria.Kryeministri Rama tha mbrëmë përballë gazetarëve në tv Klan, se nuk ka kohë të presë për shëmbjen e teatrit. I pyetur, nëse Gjykata Kushtetuese e hedh poshtë ligjin e miratuar, ai tha, se populli për këtë ka një shprehje me hallë.Por dje kreu i PD-së Lulzim Basha ishte në Vlorë, pavarësisht se zhvillimet në parlament e kërkonin atje.Kunati i Bashës Erion Isufi ka klientë të bizneseve të veta gjithë “oligarkët” që përmend Basha cdo ditë.Vec kësaj norma e fitimit, që ka ia deklaruar, të bën të dyshosh për evazion fiskal.

Stop – Idili i Romeos e Xhuljetes dhe video e ngjarjes ne Divjake! (14 shtator 2018)

Kryeministri Rama e quajti veten Romeo dhe kundërshtarin politik Lulzim Basha Xhuljeta, në një studio televizive, ndërsa fliste për bashkëpunim për reformat.Në redaksinë e “Stop” ka ardhur një video, ku tegohen gjurmët e plagosjes së një të moshuari në Remas-Divjakë, gjatë një aksioni të forcave Renea.

Stop – Librat shkollore, reklama e Rames dhe mungesat ne treg! (05 shtator 2018)

Një ditë më parë kryeministri Rama dhe ministrja e arsimit Nikolla ishin në një familja në Tiranë, ku dorëzuan librat falas për dy fëmijët e familjes. Edhe pse me regji e staf propagande, as Rama dhe as Nikolla nuk i dinin në cfarë klase ishin fëmijët e cfarë librash kishin sjellë për ta. Nga ana tjetër gazetarët e emisionit “Stop” kanë vëzhguar sot në të gjithë Tiranën libraritë, që shpërndajnë tekste shkollorë. Rradhë të gjata e pritje për prindërit dhe mungesa librash, ishte ajo, që u konstatua nga vëzhgimi ynë.

Të Fundit