Stop mundëson konkurset për instrumentet muzikore…

Të hënën transmetuam shqetësimin e një prindi të kthyer nga emigracioni. Zonja tregoi, se nuk arriti të regjistrojë fëmijën në arsimin bazë 9 vjecar, për të studiuar edhe instrumentin muzikor.Zonja trokiti në shkollat “Servete Maci” dhe “Dëshmorët e Lirisë”, ku përvec arsimit bazë, bëhen edhe orë për vegla muzikore.Në shkollën 9 vjecare “Servete Maci”, një ndërtesë e re me 8 ambiente individuale për studimin e instrumentit, drejtoresha e institucionit mohoi, që aty studioheshin vegla muzikore.Ne shkuam edhe në shkollën tjetër “Dëshmorët e lirisë”, ku edhe këtu prej dy vitesh nuk kishte konkurs për veglat muzikore.Pas transmetimit reagoi ministria e arsimit, duke publikuar një udhëzim të datës 8 shtator, që për cudi e nxorri në 11 shtator pas emisionit. Udhëzimi në fjalë urdhëron instuticionet e varësisë për zhvillimin e konkursit në datën 13 shtator për veglat muzikore për klasat e para dhe të gjashta.

Të Fundit