Sorentino Spahiu, është ish-nxënës i shkollës 9-vjecare në Mëzez-Fushë. Ai e ka përfunduar arsimin 9-vjecar në vitin 2017. Pas tre vitesh kërkon, që të regjistrohet në shkollë të mesme, por e penalizon vendlindja, që i është shënuar gabim dy herë nga shkolla e Mëzez-Fushë. Gabimi i parë është bërë në dëftesën e lirimit dhe në vend të vendlindjes Durrës, i është shkruar Peshkopi. Herën e dytë në vërtetimin e lëshuar nga kjo shkollë, vendlindja është shkruar Bulqizë-Dibër.Sorentino thotë, se për shkak të këtyre gabimeve, nuk po regjistrohet dot në një shkollë të mesme.Drejtoresha e shkollës Mëzez-Fushë, Diana Tanushi,thotë, se është bazuar tek amza, por nuk pranon të japë detaje mbi këtë gabim, që i kushtoi të riut regjistrimin në shkollë të mesme.Në Zyrën vendore të arsimit Parauniversitar, specialisti Sulejman Keta, thotë vetëm, se duhet dorëzuar dokumentet e më pas të ngrihet një grup pune,për të shkuar në shkollë, që të verifikojë rastin.
- +355 67 220 8888
- [email protected]