Stop – Merr 590 euro dhe zhduket, Stop gjen “Minerva Grup” dhe ndihmon qytetarin.(23 janar 2020) – Stop
Të Gjitha

Stop – Merr 590 euro dhe zhduket, Stop gjen “Minerva Grup” dhe ndihmon qytetarin.(23 janar 2020)

Një tjetër denoncim ka mbërritur në “Stop” për agjensitë e punësimit. Kësaj radhe, denoncimi është për “ Minerva Grup”.Ermir Leka nga Burreli, tregon, se kjo agjensi i ka premtuar punësim në Gjermani dhe për këtë ka paguar 590 euro.Por një vit më pas, nuk është bërë asgjë. Ermiri i ka telefonuar në numrin, që kishin, por nuk arrin të marrë kontakt.Edhe vendndodhjen pranë sheshit Shqiponja e kanë ndryshuar, pa bërë me dije një adresë të re.Pas shumë kërkimesh, gazetarja e “Stop”, mundi të gjejë zyrat e “Minerva Grup” në zonën e “Don Bosko”-s.Punonjësja e zyrës thotë, se procedura e Ermirit është në proces, sepse Ambasada Gjermane nuk ka njoftuar ende për vizë. Ermirit nuk i është komunikuar asgjë dhe vetëm me ndërhyrjen e emisionit “Stop” ai u vu sërish në kontakt me “Minerva Grup”, për të vijuar procedurën.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *