Përmes një akti normativ Ministria e Drejtësisë liroi për 3 muaj karantinë 570 të burgosur.Njëri prej tyre, që kishte emrin i 155-ti në listë, ishte dhe Marjoldo Dali Nela,i cili duhet të ishte përfitues, por nuk lejohet nga shefi i stacionit të policisë Memaliaj, Eduard Dumi.Nëna e Marjoldos, Tefta Nela, thotë, se shefi Eduard Dumi, bën raport negativ, që t’i mohojë të birit daljen nga qelia.Vetë Dumi mjaftohet të thotë, se përgjigja është zyrtare dhe nuk jep asnjë shpjegim më shumë. Inspektori i zonës, Zenel Kalemi,tregon, se është në dijeni të rastit dhe ai vetë ka hartuar një raport pozitiv për Marjoldon, por shefi Dumi e refuzoi këtë raport, duke kërkuar një tjetër negativ.Në këtë moment, Zeneli thotë, që u distancua nga kjo histori.Gazetarja e Stop iu drejtua për këtë rast Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve, Agim Ismaili,i cili shpjegoi, se në këto kushte, personi duhet të bëjë një ankesë dhe një komision do të shqyrtojë kërkesën e tij.
- +355 67 220 8888
- [email protected]