Pak kohë më parë emisioni Stop transmetoi cështjen e tenderit të mirëmbajtjes së pajisjeve dhe makinerive spitalore, tender, që dyshohet, se e ka të paracaktuar fituesin.Manipulimi i procesit është bërë përmes vendosjes së disa kritereve, që penalizojnë 6 operatorët e tjerë, që operojnë në këtë treg prej 20 vjetësh.Stop ka mësuar të tjera detaje, për atë, që po ndodh me këtë tender, në mënyrë që fitues të shpallet një kompani austriake me partner shqiptar.Zyra juridike e QSUT-së ka bërë një gabim, duke harruar të heqë kriterin e Autorizimit të Prodhuesit,që do të thotë, se firma fituese duhet të ketë një kontratë me një nga kompanitë, që prodhojnë pjesët e këmbimit për aparaturat mjeksore dhe kompania Austriake me ortak shqiptar nuk e ka një të tillë. Për të anashkaluar këtë kriter, Stop ka mësuar, se po kërkohet pezullimi i tenderit, për shkak të situatës së koronavirusit dhe kur procesi të rihapet, kriteri penalizues për kompaninë, që pritet të fitojë, do të hiqet.
- +355 67 220 8888
- [email protected]