Stop – Librazhd/ Ministria e mbrojtjes heq bunkeri nga oborri i shtepise! (19 shtator 2019)

Në 6 shtator “Stop” transmetoi rastin e qytetarit Eduard Hoxha. Ai jeton në fshatin Spathar 2 km larg Librazhdit. Në mars të 2017-ës, si pasojë e reshjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, bunkeri, që ndodhej në kodër, shkëputet dhe bie në oborrin e shtëpisë së familjes Hoxha. Prej 2 vitesh asnjë institucion nuk ka ndërhyrë. Qytetari i është drejtuar Komunës Qendër dhe ajo e ka drejtuar drejt Bashkisë Librazhd, por asgjë nuk është bërë.Pas transmetimit të rastit, Ministria e Mbrojtjes ka ndërhyrë, duke heqër me mjetet e saj bunkerin nga oborri i Eduard Hoxhës.

Të Fundit