Haxhi Gjutaj, banor i lagjes Valias i Ri në Kamëz, që nga viti ’93, tregon, se rezulton debitor tek ujësjellësi në Paskuqan.Ai shprehet, se në shtëpinë e tij dhe në këtë zonë nuk ka fare rrjet ujësjellësi dhe ai ka paguar vetëm detyrimet për kanalizimet e ujrave të zeza.Gazetarja e “stop” iu drejtua UKT-së së Kamzës dhe drejtorit Shpëtim Leskaj dhe ky i fundit tha, se këtë problem e ka ndeshur të paktën edhe në 300 raste të tjera, për shkak të mënyrës, sesi ka funksionuar UKK. Pas interesimit të “Stop”, këtij rasti iu hoq debia. Drejtori tha, se po priten fonde, që të shtrohen tubacionet e ujit të pijshëm edhe në këtë zonë pa furnizim me ujë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]