Sot është ndalur në Shkodër për problemin e qytetarit Oltion Shpendi, i cili ka shtetësi franceze dhe ka ardhur në Shqipëri pasi ka gruan shtatzënë dhe ka ngecur nga pandemia. Ai tregon, se i është bllokuar patenta dhe makina dhe ka qëndruar i ndaluar për 7 orë, pasi i ra borisë dhe parakaloi një automjet tip Range Rover, që kishte bllokuar rrugën dhe që rezultoi të ishte e drejtorit të Policisë së Qarkut Shkodër, Niko Brahimaj. Ky i fundit, pas këtij gjesti urdhëroi patrullën e policisë, që të ndalonte dhe arrestonte Oltionin vetëm 300 metra nga vendi, kur ai i kishte rënë borisë, edhe pse nuk kishte bërë asnjë shkelje.
Përmes një filmimi, që Oltioni ka bërë në momentin e ndalimit, efektivët e policisë konfirmojnë, se ka dhënë urdhër shefi i madh dhe nuk ka asnjë arsye tjetër për këtë ndalim.Madje polici e këshillon, që t’i kërkojë falje shefit, që të mos ketë probleme.