Stop/ I bllokojnë rrugën për të hyrë në shtëpi. I riu: “do bëhem dele që të futem brenda”

Qytetari Brikel Agolli, jeton jashtë Shqipërisë dhe ankohet për rastin e pronës së tij në Dishnicë. Bëhet fjalë për një shtëpi me certifikatë pronësie, që cënohet nga një rrugë, që është ngritur nga bashkia si trase, duke i bllokuar daljen shtëpive dhe atij konkretisht, me pamje nga muri.Fqinjët e Brikelit thonë, se janë paraqitur dy punonjës dhe e kanë bërë punimet. 50 metra më poshtë është e njejta situatë, por është gjetur një zgjidhje. Ndaj Brikeli thotë, se kërkon një mënyrë për t’u futur në banesë, që ta japë me qira, ose ta shesë. Për këtë rast interesohemi në bashkinë e Korcës, ku na premtojnë, se do të marrin masa.Në shkresën zyrtare thuhet, se për banorët e prekur nga muri, do të ndërtohen shkallë dhe rampë betoni.

Të Fundit