Një video tregon kushte skandaloze të konsultës së grave në Elbasan. Mbeturinat hidhen vend e pa vend, përgjatë rrugës Martanesh-Bulqizë. Një qytetar në Vlorë është fotografuar, teksa ka hedhur në kurriz një sasi mishi.Në Vlorë skrapi nxirret me makineri të rënda. Janë këto disa nga situatat, që shfaqen e komentohen në studion e “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
