Disa qytetarë shqiptarë tregojnë se janë bllkuar në zonën e tranzitit në aeroportin e Milanos dhe nuk marrin asnjë shpjegim, se cfarë do të bëhet me ta.Videon e realizuar e kanë dërguar në emisionin Stop për sensibilizim.Në gjendjen civile të Gjakovë, punonjësit më shumë merren me telefonin, sesa u shërbejnë qytetarëve.Në Shkodër, qytetarët kërkojnë maska në farmaci, por farmacistja u përgjigjet, se nuk ka.Në Kukës një qytetar ecën me kalë në mes të rrugës, mesa duket në kushtet e ndalimit të qarkullimit të automjeteve.Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të programit në Hitparade në kohën e koronës.
