Stop – Gramsh, Erseke, Kurbin, Pallati i Kultures i ngjan një strehe vorfnore!(15 maj 2019)


Emisioni “Stop” është ndalur në gjendjen e disa pallateve të kulturës në disa rrethe.Ky institucion është në gjendje të mjeruar në Gramsh, me lagështirë, pa dyer e dritare e që rrezikon të bjerë.Në bashkinë e Gramshit pranojnë problemin dhe thonë, se do të ndërhyjnë, që të paktën të mos rrezikohet jeta e punonjësve.Në Ersekë pallati i kulturës ka nevojë për ndërhyrje urgjente. Për ngrohje as që bëhet fjalë dhe aktivitetet duken luks në këto kushte. Edhe në Kurbin, ngrehina që quhet pallat kulture, vetëm institucion kulturor nuk duket.Kati i dytë i është dhënë Ëord Vision për nevojat e veta. Bashkia ngre supet, edhe pse pranon, që situata është alarmante.

Të Fundit