Stop – Fikas-Elbasan/ Femijet bejne cdo dite nje ore ne kembe per ne shkolle! (22 nentor 2019) – Stop
Të Gjitha

Stop – Fikas-Elbasan/ Femijet bejne cdo dite nje ore ne kembe per ne shkolle! (22 nentor 2019)


“Stop” ka udhëtuar drejt fshatit Fikas për një ankesë të zonjës Ryzhdie Terziu.Ajo ka dy fëmijë, që bëjnë një orë në këmbë, për të shkuar në shkollën e Bradasheshit, që ata ndjekin. Mjeti, që kalon andej, është i tejmbushur e vec kësaj, oraret i ka të papërputhshme me fëmijët e Ryzhdies.Edhe me pagesat e transportit, Ryzhdie Terziu ka patur probleme, pasi nuk i merr kurrë në kohë.Gazetarja e “Stop” bëri një ditë rrugën me zonjën Ryzhdie dhe fëmijët e saj dhe kjo ishte një eksperiencë e lodhshme. Por fëmijët, të shoqëruar nga e ëma, e bëjnë dy herë në ditë këtë rrugë.Në Zyrën Arsimore të Elbasanit, na thanë që pagesat e transportit janë me vonesë.vetëm nga zyrat e postës, këto para janë vonuar 3 muaj.Në këtë zyrë në thonë, që fëmijët e zonjës, duhet t’i marrë linja Gracen-Elbasan.Por administratrori i kësaj linje, shpjegon, se e ka të pamundur të marrë dy fëmijët e Ryzhdies. Mjeti është plot dhe në ato orare, nuk kalon asnjë i tillë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *