Një tjetër qytetare nga Roskoveci,i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi ka 3 muaj, që nuk sheh fëmijët. Vendimi i gjykatës pas divorcit shprehet, se vajza do të jetojë me nënën e djali me babain.Zyra përmbarimore Fier nuk ekzekuton vendimin e gjykatës e për pasojë nëna nuk sheh fëmijët e saj.Punonjësit socialë të bashkisë së Roskovecit thonë, se fëmija është i rënduar emocionalisht dhe i takon mamasë të pajtojë psikolog, për të bërë të mundur ndryshimin e situatës.