Stop – Fier/ Fotot intime ne rrjetet sociale, policia merr ne pyetje te miturit! (16 Shtator 2020)

Me përhapjen e rrjeteve sociale, shumë të mitur e të rinj kanë rënë pre e tyre. Për këtë problematikë jemi në Fier, ku në një faqe instagrami janë publikuar pamjet intime të një 17 vjecareje. Për këtë akuzohen 15 të mitur, dhe marrja e tyre në pyetje nga policia e Fierit, është bërë në shkelje të procedurës.Një 12 vjecare e akuzuar për këtë akt dhe mamaja e saj dëshmojnë për gjithë sa ndodhi pas publikimit të fotove intime.Gruaja thotë, se të miturit janë shoqëruar në polici me një makinë pa targa, policët kanë qenë pa uniformë, dhe fëmijët janë pyetur pa psikolog. Mbi të gjitha vajza e mitur është marrë në pyetje në zyrën e hetimit të krimeve nga persona të pa specializuar.Me kamera të fshehtë vetë prindi i të miturës, takon shefin e krimeve Adriatik Mehmeti për procedurën, por ai thotë se materialet janë në Prokurori.

Të Fundit