Stop- Fati/ Kur fallxhoret te zgjidhin problemet e dashurise e te jetes. (31 dhjetor 2019)

Qytetarja shkon në Karbunarë të Lushnjes, për të takuar Afërditën dhe për të kuptuar rreth fatit, që e pret në të ardhmen. Afërdita e ushtron “profesionin” e saj pranë varrezave dhe flet në emër të botës së përtejme, më konkretisht nga Ramizi.Ajo jep sheqer e karamele për t’i hedhur në oborrin e shtëpisë për mbarësi. Këshillat e Afërditës janë specifike për cdo qytetar, varësisht nga halli apo problemi, që ai ka.Më pas shkojmë në Qenas të Fierit, te zonja Tepi. Ajo thotë, se është psikologe dhe jo fallxhore.Vajza i drejtohet asaj, pasi thotë, se ka rënë në dashuri me ministrin e jashtëm Gent Cakaj dhe merr si këshillë nga zonja Tepi, që ta pranojë një shtëpi, që Cakaj do t’ia blejë, pasi është i kamur.

Të Fundit