STOP – EMISONI 57 – Stop
STOP

STOP – EMISONI 57

Laburistë apo Rilindas? Kokëdhima nga Enveri te Rama!

Gazetarët e “Stop” kanë realizuar intervista me humor me anëtarët e Kongresit socialist, që u mbajt të shtunën në 19 mars. Delegatët janë përgjigjur për alternativën, që do të zgjidhnin mes laburistëve dhe rilindasve, apo për vlerat e librit “Kurbani” të Edi Ramës dhe “The third ëay” të Tony Blair. Më pas shfaqen foto të papublikuara më parë të deputetit Koco Kokëdhima me udhëheqësin e partisë së Punës Enver Hoxha.

 

Përmet, i dënuar, por profesor i Edukatës Qytetare!

Në Përmet një person, është i dënuar me vendim gjyqësori,por tani jep mësim lëndën e Edukatës Qytetare. Drejtoresha Alma Hoxha thotë, se nuk ka dijeni për këtë fakt. Sa për një tjetër rast, kur profesori ka mbushur moshën e pensionit, drejtoresha thotë, se do të rrijë, deri kur të plotësojë vitet e punës.

 

Mungesë protezash në spitalet e menaxhuara nga ministri Beqaj!

Në spitalet tona mungojnë protezat e cdo lloji, në kohën që “shëndetësia falas”, është kthyer në flamurin, që valëvit cdo ditë qeveria dhe kryeministri Rama. Kjo situatë pritet të zgjidhet me prokurorimin e 50 milionë lekëve. Opozita thotë, se vetem ne vitin 2015 “Ministri Intech+” ka fituar 14 tendera me vlere gati 7 milionë euro.

 

Previous ArticleNext Article

1 Comment

  1. Drejtorin Arben Xhaja e kam njeriun tim,

    nuk me vjen mire qe ju e trajtoni ne kete menyre.
    Po ju pyes juve te stopit, kur shkuat ne Permet dhe e moret ne interviste,
    a pyetet se;
    Sa vite pune ka ky si mesues dhe drejtor?
    Si ka punuar ky si mesues?
    Si ishte puna qe u denua nga gjykata e permetit dhe me pas e gjirokastres?
    A i keni ne dispozicion te gjithe dokumentat qe u paraqiten ne gjykate?
    A e dini te verteten si i zvarriste seancat gjykata deri sa “u ropi lekuren” te 7 antareve dhe 1 sekretari te komisionit te zgjedhjeve?

    pres pergjigje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *