Stop-Emisioni i plotë(5 Tetor 2021)

Një i ri në Indonezi ka shpallur në facebookun e tij, se është martuar me tenxheren e orizit. Ai e ka zbukuruar me vello tenxheren e ka shkruar, se ajo është e drejtë, e dashur dhe e mirë në gatim. Por martesës i ka ardhur fundi 4 ditë më pas, dhe i riu shkroi me keqardhje, se nuk ka asnjë partner perfekt.

Bashkëshortja e zotit Martin Tushe është drejtuar në emisionin “Stop”, për të denoncuar korrupsionin brenda burgut të Recit, ku i shoqi vuan dënimin. Mario Latoshi dhe Arnaldo Hoxha, me detyrë edukatorë, në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, kanë kërkuar para nga Martini në këmbim të disa shërbimeve. Mario Latoshi është përgjegjës për kontaktet e të burgosurve me familjarët. Ndërsa Arlando Hoxha ndikon në Raport-vlerësimin e sjelljes së të burgosurve, kur këta të fundit kërkojnë, që koha e mbetur e vuajtjes së dënimit, t’i konvertohet në arrest shtëpie apo shërbim prove. Sipas bashkëshortes, Martinit i takojnë të gjitha këto vlerësime lehtësuese, por gjërat bëhen enkas të vështira, për të zhvatur para.Pas denoncimit, ne takuam punonjësit në fjalë, të cilët në një regjistrim me kamera të fshehtë,morën përkatësisht 100 mijë lekë dhe 200 mijë lekë për të favorizuar Martin Tushen.
Por bisedat e Martinit me të shoqen kishin rënë erë, ndaj në gjyq Martini nuk e përfitoi konvertimin e burgut me arrest shtëpie.

“Stop” ka udhëtuar drejt Devollit në fshatin Vernik 5 km larg Bilishtit.Banorët thonë, se nuk kanë parë investime në fshatin e tyre prej 30 vjetësh.Në zonë ka probleme me ujin e pijshëm, kanalizimet e ujrave të zeza, mungesën e një qendre shëndetsore e rrugën.Kryetari i bashkisë së Bilishtit në një intervistë për “Stop”deklaron, se në fillimin e vitit të ardhshëm do të përfundojë rruga dhe projekti i ujësjelles- kanalizimeve.

Të Fundit