STOP-Emisioni i plotë(23 Nëntor 2021)

Pak ditë më parë, KLGJ mori në shqyrtim propozimin e ILD-së, për uljen e pagës së gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu, pas denoncimeve publike në emisionin “Stop”.Nga burime të brendshme mësohet, se gjatë seancës, gjyqtarja Fetahu është përlotur, duke thënë, se e ka përndjekur emisioni “Stop”.KLP nga ana tjetër ka marrë masën “vërejtje publike” ndaj magjistrates Odeta Todorushi, prokurore në Korcë, për cështjen e vetëvarjes apo vrasjes së të riut Antonio Karafili në Voskopojë.Pak ditë më parë transmetuam një video, ku një puntor hidhte nga pallati inertë në grykëderdhjen e Bistricës në Sarandë. Punëtori u vu në pranga, ndërsa bashkia bëri një njoftim për paligjshmërinë e ndërtimit.

Në Shqipëri ka një ligj të posacëm, që detyron cdo zyrtar të drejtësisë dhe disa kategori të nëpunësve civilë, të deklarojnë pasuritë pranë ILDKPI-së.”Stop” ka siguruar një informacion, që provon, se prokurori Emëror Kasaj në deklaratat e tij të pasurisë, që nga viti 2000 deri në vitin 2020 nuk ka deklaruar një lëvizje financiare, gjë që e ngarkon atë me përgjegjësi penale, që parashikon 3-7 vite burg. “Stop” ka siguruar dy të dhëna zyrtare, që vërtetojnë 50 mijë euro të pa deklaruara nga ky prokuror.Në Gjykatën e Tiranës ka patur një cështje nga shtetasi me inicialet L.SH, për shumën 50 mijë euro bashkë me interesat, që sipas prokurorit, ia ka dhënë borxh, por pa deklaratë noteriale. Në asnjë prej deklaratave të pasurisë Emëror Kasaj, nuk e ka deklaruar borxhin, që i ka dhënë ortakut të tij në vitin 2010. Avokati Genci Gjokutaj na sqaron anën ligjore dhe përgjegjësitë, që kanë prokurorët, për deklaratën e pasurisë. Mosdeklarimi apo fshehja e të ardhurave, sipas Gjokutajt, përbën vepër penale.

Para 4 vitesh “Stop” trajtoi rastin e vandalizimit, që iu bë bustit të Faik Konicës, nga persona të papërgjegjshëm duke e bërë me “mjekër” e bojë të zezë në portet. Pas transmetimit, institucionet reaguan, duke e rikthyer portretin e Konicës në gjendjen e mëparshme. Ne rikthehemi pas 4 vitesh, të takohemi me Konicën, të cilit këtë radhë i është hequr pllaka e mermerit në pjesën ballore dhe kanë nisur cmontimin edhe në pjesën e pasme.Duket sikur e kishte parashikuar Konica i madh, kur the, se “Shqipëria nuk bëhet me shqiptarët”.

Të Fundit