STOP-Emisioni i plotë(21 Tetor 2021) – Stop
Të Gjitha

STOP-Emisioni i plotë(21 Tetor 2021)

Punonjësit e policisë së Elbasanit janë filmuar duke bërë pompa, në mënyrë që të stërviten për të luftuar krimin.Në Vienë është zhvilluar pak ditë më parë një protestë kundër abortit dhe protestuesit janë ulur të qetë në qendër të qytetit, ndërsa policët po aq të qetë, thjesht i kanë rrethuar manifestuesit. Në Romë stjuardesat e Alialia-s kanë protestuar në sheshin Campidoglio, duke u zhveshur publikisht, pasi thonë, se i kanë hequr dinjitetin me shkurtimet dhe kushtet e punës.

Izmir Duraku, me detyrë specialist krimesh pranë policisë në Fushë Arrëz, tregon, se është akuzuar nga shtetasja Adriana Berisha, e cila vjen nga jetimorja e Shkodrës, se zoti Duraku e kishte përdhunuar. Ajo ka bërë kallzim, ku shprehet, se Duraku abuzoi me të në zyrën e tij, teksa kjo e fundit ishte paraqitur për të denoncuar një ngjarje tjetër, pengmarrje dhe përdhunim prej një grupi individësh. Ajo ka pohuar, se Izmiri e kishte cuar në një banesë dhe ajo kishte mbetur shtatzënë, duke u detyruar të abortonte. Adriana pretendon, se ngjarja ka ndodhur në vitin 2015. Izmir Duraku, u arrestua më 5 qershor 2020 dhe u lirua të nesërmes, pasi nuk kishte prova. Por dy ditë më pas më 8 qershor, Izmiri u përjashtua nga policia pikërisht për këtë akuzë.Prokuroria e Shkodrës hetoi dhe nuk e provoi akuzën. Madje, prokuroria bëri paralelizëm edhe me kallzime të tjera, që kishte bërë vajza, të gjitha të paprovuara. Madje Adriana Berisha u procedua për kallzim të rremë.Megjithëse Gjykata Administrative e Tiranës, i dha të drejtë punonjësit, vendimi u apelua dhe ka mbetur i pashqyrtuar ende.Por Izmir Duraku ka mbetur i papunë dhe vuan pasoja psikologjike e financiare.

Ndodhemi në fshatin Shtërmen të Elbasanit, pasi në vitin 2012 punonjësja e postës prej 19 muajsh, u ka vjedhur pensionet dy të moshuarve. Nexhip Salla tregon, se prej 16 vitesh jeton në Itali dhe pensionin e tërhiqte pranë postës Shtërmen një herë në vit, duke lajmëruar një muaj para. Në vitin 2012 erdhi me urgjencë dhe nuk mundi të lajmëronte, duke bërë që pensionet të ngeleshin të bllokuara. Më vonë dëgjon, që në postën e fshatit Shtërmen, ishin vjedhur pagesa të energjise elektrike si dhe pensione nga një punonjëse. U alarmua, vjen në Shqipëri dhe bën ankesë. Ndërkohë punonjësja ishte nëpër gjyqe. Në vitin 2020 u takua me drejtorin e postës dhe ai premtoi zgjidhje, or në fakt asgjë nuk është bërë. Shuma e vjedhur e tij dhe bashkëshortes është 5 milionë lekë. Jemi interesuar në Drejtorinë e Postës ne Elbasan ku na thuhet se ka ndodhur vjedhja për shumë persona, por Nexhipi nuk ka bërë ankesë ligjore për këtë gjë dhe punonjësja është akoma në gjyqe. Juristja e institucionit shprehet, se e vetmja zgjidhje është gjyqi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *