Stop-Emisioni i plotë (7 Shtator 2021) – Stop
Të Gjitha

Stop-Emisioni i plotë (7 Shtator 2021)

Pas mbarimit të verës dhe nisjes së sezonit të ri televiziv, ne u jemi drejtuar qytetarëve për t’i pyetur ku dhe si pushuan. Nuk mungojnë përgjigjet me humor nga ana e të intervistuarve. Menjëherë pas transmetimit në emisionin Stop të rasteve, ku mjekët shisnin me para në dorë raporte mjeksore apo vaksina preferenciale, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka pezulluar nga puna mjekët me inicialet B.Sh. dhe V.Ç si dhe infermierja me inicialet M.J.Paralelisht po kryhet dhe një hetim i plotë për ngjarjen.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale falenderon emisionin investigativ “Stop” për denoncimin e këtij rasti korrupsioni.

Ligor Begaj, një qytetar nga Fieri, tregon, se në vitin 1994 ka aplikuar për një kredi prej 10 milionë lekësh të vjetra në Bankën e Kursimeve të asaj kohe, dega Fier. Shumën e kredisë nuk e mori, për shkak të problemeve të tij. Ligori nuk e priste, që në vitin 2019 të mësonte, se kishte një kredi të pashlyer, që kishte kapur shumën 80 milionë lekë të vjetra. Këtë absurditet e mësoi nga përmbaruesja Kozeta Caka, e cila i kishte bllokuar pagën.Kredia, të cilën Ligori pretendon, se nuk e mori kurrë, e menaxhon Agjencia e Trajtimit të Kredive. Në kushtet, kur nuk jetonte dot pa rrogë, u detyrua të bënte marrëveshje, që t’i mbahej 1/4-ta e pagës.Cështja shkoi në gjyq dhe në vitin 2010 u mor vendim nga gjyqtari Skënder Damini, që një proces verbal, të njihej si dokument për marrjen e kredisë.Avokati Kondi Ilia thotë, se urdhri i ekzekutimit është i pabazuar në një titull, pasi nuk ka një kontratë, apo mandat, që provon kalimin e shumës së kredisë tek Ligor Begaj.Sipas avokatit, vendime të mëparshme të Gjykatës së Lartë, nuk e kanë pranuar proces-verbalin si titull.

Për problemin e kredisë së qytetarit Ligor Begaj, gazetarja e “Stop” iu drejtua Agjencisë së Trajtimit të Kredive dhe aty thonë, se ekziston vetëm një vendim i miratimit të kredisë. Kontrata, sipas këtij institucioni, është djegur.Eksperti Panajot Soko shpjegon, se ka shumë procedura, që bëhen përpara marrjes së një kredie, në mënyrë që banka të sigurohet për shlyerjen e saj. Por ajo, që e vërteton ekzekutimin e kredisë, është mandati i kalimit të lekëve edhe kontrata.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *