Dje është përkujtuar 77 vjetori i clirimit të Tiranës dhe ne sjellim atmosferë dhe intervista për këtë ngjarje historike.Nuk mungojnë batutat plot humor të qytetarëve të kryeqytetit për këtë datë, por edhe nderimi për dëshmorët e luftës.
Jemi në fshatin Plug të Lushnjes, për problematikën e Griseldo Qorrit, djalit 20 vjecar, i cili për shkak të depresionit, ka përfunduar në burgun e Zaharisë.Gjyshja e djalit, Hekurane Gorovelli, tregon, se nipi ka qenë pa nënën e tij, pasi vuante për strehim në rrugët e Italisë. Djali ishte 20 vjec dhe me nota shumë të mira në Universitet, me mesatare 9.5. Por ai kaloi në depresion dhe donte t’i nxirrte nga shtëpia. Zonja bëri një kallzim, por jo penal dhe kërkoi shtrimin e tij në spital. Ajo tregon, se Griseldon e cuan në burgun e Zaharisë. Prokuroria ka kërkuar pafajësinë, por gjykata ende nuk është shprehur. Zonja Hekurane kërkon, që djali të kurohet afër saj dhe të mbahet në spital, jo në burg. Ne jemi interesuar pranë Gjykatës së shkallës së parë në Lushnje, ku na u tha, se seancat janë shtyrë, pasi nga ekspertiza mjeko-ligjore nuk është përcaktuar, se ku do të bëhet kurimi i djalit në kurim ambulator apo spitalor. Sekretarja e gjykatëses thotë, se i është dërguar dy herë shkresë Institutit të Mjeksisë Ligjore, por nuk ka përgjigje.Në ditën, që ne ishim në Gjykatën e Lushnjes, në 27 tetor, IML thotë, se po atë ditë ka nisur përgjigjen pranë Gjykatës.
Shqetësimi i rradhës na sjell pranë Qsut-së, pasi një ish studente e fakultetit të shkencave mjeksore teknike, ka një problem me tërheqjen e diplomës.Mimoza Ndoj tregon, se ka mbaruar studimet në degën fizioterapi, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike. Me diplomën e bachelorit pati problem, sepse ishte gabim numri i matrikullimit, gabim i cili u rregullua nga Qsha. Për shkak të kësaj edhe diploma e masterit pati problem. Ky problem është rregulluar, por ka ngecur në sekretarinë e fakultetit dhe Mimoza ka një vit e gjysmë, që nuk merr diplomën. Ajo thotë, se penalizohet pasi kërkon të shkojë me studime në Kanada, ku duhet diploma e masterit.Në sekretarinë e fakultetit na thanë, se problemi ka ardhur për shkak të një gabimi të emrit të babait të saj, që një herë është shkruar Shtjefen dhe një herë Shtjefën. Por cështja u zgjidh dhe Mimoza mori diplomën pas një viti e gjysmë.