STOP-EMISIONI 99 (Sezoni 9) 18 Janar 2024-Shkon të blejë ujë, 10 qen rruge i sulen sipër, gruaja përfundon në spital

Në 4 janar të këtij viti, Flutura Hoxholli, tregon, se kishte shkuar nga Cërriku në Durrës, të festonte ditëlindjen e të vëllait.Pas ceremonisë, niset me të shoqin dhe djalin drejt autobusit të linjës. Del nga autobusi për të blerë një shishe ujë,por sapo zbret sulmohet nga një tufë prej 10 qensh, që i hipën sipër dhe e dëmtuan në pikën, që përfundoi urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës. Pas ekzaminimeve me grafi dhe skaner, mjekët i thonë, që kishte pësuar thyerje të vertebrës së shtyllës kurrizore L2. Flutura tani është vënë në një pajisje dhe për pak i ka shpëtuar paralizës.Në Spitalin e Durrësit askush nuk e merr në pyetje, ndaj bën një kallzim në bashki. Gazetarja e “Stop” flet me Urgjencën Kombtare, nëse është regjistruar rasti dhe me Sallën operative të Policisë Durrës. Më pas vijnë policët dhe opgj dhe marrin në pyetje qytetaren për ngjarjen e rëndë.Shefi i pavionit të ortopedisë në Spitalin e Durrësit, Neritan Myderrizi, tregon, se zonja do të rrijë me korsenë pa lëvizur 2-3 muaj me shërbim mjeksor, derisa të fillojë të lëvizë sërish me mjekim dhe fizioterapi.

Lidhur me agresionin e qenve endacakë ndaj shtetases Flutura Hoxholli, i drejtohemi Bashkisë Durrës, e cila, sic mësojmë, nuk ka asnjë qendër apo strehëz për qentë endacakë. Në bashki na thonë, se kanë bërë maksimumin me shoqatat apo veterinerët private, për vaksinim e matrikullim. Në projekt-buxhetin e këtij viti bashkia e Durrësit do të marra masa për një zgjidhje për këtë problem.Përvec Shkodrës dhe Tiranës, asnjë qytet në Shqipëri nuk ka vende për trajtimin e qenve. Aktivisti i njohur Sazan Guri propozon, që qytetarët, që mbajnë qen, të paguajnë një taksë, që t’u shkojë bashkive, për ta përdorur për qendra, ku qentë endacakë, të matrikullohen e vaksinohen, një mënyrë kjo, për të shmangur problematikat me qentë e rrugës.

Një burrë ka bërë gomarin të flasë me vete në kuptimin e parë të fjalës.Në një video, ai lëshon tinguj të ngjashëm me të gomarit, duke qeshur me reagimin e kafshës.Një vajzë ka dalë me flokë të lagur në të ftohtin ekstrem, dhe pak caste flokët janë shndërruar në stalaktite.

Të Fundit