Shkëmbi bie mbi shtëpi, i zë këmbët dhe bllokon 25-vjeçarin në Përmet

Një 25-vjeçar është bllokuar brenda shtëpisë në fshatin Çarçovë të Përmetit, pasi një masë shkëmbore ra mëngjesin e sotëm mbi banesën e tij.

Burime bëjnë me dije se masa shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme të riut dhe i ka pamundësuar lëvizjen.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh. V.

Të Fundit