Sonte në “Stop” trajtojmë një tjetër skandal në sistemin shëndetsor, kësaj radhe në spitalin infektiv, ose Covid 1. Djali i një 58 vjecari tregon, se i ati u shtrua në këtë spital në datën 22 dhjetor 2020 dhe humbi betejën me sëmundjën pas 5 ditësh, në 27 dhjetor. I biri thotë, se dy ditë para se babai i tij të ndërronte jetë, i ndjeri është grabitur në spital.Babai kishte me vete portofolin me 202 mijë lekë të vjetra dhe një kartë banke me pasëordin në xhep. Pacientit i janë vjedhur të hollat nga portofoli dhe karta e bankës, nga e cila janë bërë tërheqje nga bankomati.Djeli thotë, se ka vënë në dijeni edhe infermieren, me të cilën fliste për shëndetin e të atit, por ajo ka refuzuar ta denoncojë këtë akt. Djali i të ndjerit tregon, se ka bërë denoncim në prokurori, por nuk është bërë asgjë.Stop investigoi këtë skandal dhe arriti të mbledhë të dhëna domethënëse për këtë rast.Vjedhja e pacientit nëpërmjet bankomatit është bërë në datën 25 dhjetor në orën 8 të mëngjezit, në një bankomat i Raiffaizen Bank, që ndodhet pranë QSUT-së përballë Universitetit të Mjeksisë. Gjithashtu hajduti ka tentuar të tërheqë lekë edhe nga qyteti i Durrësit në një bankomat Credins Bank, por veprimi nuk është autorizuar.
Pas skandalit të transmetuar në “Stop” lidhur me korrupsionin e sanitares së sanatoriumit Tire Alldervishi, një grup të rinjsh nga Shkodra kanë bërë një këngë për të.Nga ana tjetër, dje pasdite në sallën e parlamentit, kryeministri Rama i ka kushtuar plot 6 minuta në fjalën e tij rastit të transmetuar në “Stop”, duke thënë, se Tirja ishte një personazh i pështirë, që përfundoi pas hekurave.Rama ka falenderuar edhe gazetarët e emisionit për investigimin.
Fatri Noka nga Paskuqani tregon në ‘Stop” problemin me avllinë e prishur, pas fillimit të projektit për ndërtimin e rrugës “Marin Barleti” në Paskuqan-Kamëz. Ai kërkon dëmshpërblimin për tokën dhe avllinë e prishur, ose shpronësim ose ndërtimin e murit rrethues, për ta kthyer në gjendjen, që ishte.Gazetarja e “Stop” u interesua në bashkinë e Kamzës dhe pas këmbënguljes, bashkia mori përsipër rregullimin e murit rrethues me shpenzimet e saj, ndërsa punimet do të bëhen nga firma, që do të rregullojë rrugën.