STOP-EMISIONI 95(Sezoni 7)13 Janar 2022-Gara per Akademine e Sigurise, si u manipuluan rezultatet e testit.

Në dhjetor 2021 Akademia e Sigurisë hapi konkursin për patrullë të përgjithshme, ku morën pjesë shumë të rinj.Në fund të kësaj procedure, që përmbante testin me shkrim dhe testin fizik, u kualifikuan 443 policë të rinj.

Në redaksinë e “Stop” mbërritën disa denoncime, për manipulim të rezultateve të testit me shkrim të konkursit. Një nga konkurentët flat publikisht për këtë skandal.Ne kemi siguruar listat e testit me shkrim, ku duket sesi u janë shtuar pikët disa prej kandidatëve për Akademinë e Sigurisë.

Sot policia e Shtetit festoi me një ceremoni 109 vjetorin e krijimit.Menjëherë pas transmetimit të mbrëmshëm të rastit të dhunës nga policia e Pogradecit, ka reaguar policia e shtetit.Në deklaratën zyrtare thuhet, se qytetari u shoqërua në komisariat për prishje të qetësisë publike, gjatë festës së verës. Po aty nuk sqarohet, se në cilin moment dhe pse policia ka përdorur dhunë ndaj shtetasit Elton Muco, derisa i ka nxjerrë edhe shpatullën. Policia njofton, se ndaj punonjësit të policisë Guxim Hamzallari është marrë masa e pezullimit nga detyra.Hamzallari është polici i shfaqur me zë, që kërkonte të pajtonte palët, duke i thënë të dëmtuarit Elton Muco të tërhiqej nga denoncimi, pasi dhunuesit do t’i jepnin një kafe ose një drekë.Por policia nuk ka thënë asgjë për dhunuesit e qytetarit.

Të martën në mbrëmje në “Stop” u hodh shorti i kompanisë “Albmarket” ku 10 qytetarë mësuan live, se u bënë fitues me nga 10 milionë lekë të vjetra. Sot ata u paraqitën në studion tonë dhe tërhoqën cekun 10 milionësh, si shpërblim nga kompania, të cilës i kanë besuar blerjet për familjet e tyre.

Të Fundit